Derbi Partizani - Dinamo do të luhet në Vorë

Futboll

Derbi Partizani - Dinamo do të luhet në Vorë

Më: 9 shtator 2026 Në ora: 16:04
Pamje nga ndeshja

Derbi Partizani - Dinamo do të luhet në Vorë!

Tashmë është zyrtare: derbi i parë i këtij sezoni, sfida Partizani-Dinamo do të luhet në stadiumin e Vorës të shtunën më 12 shtator në orën 16:00.

Si Partizani edhe Dinamo kanë konfirmuar këtë fakt, me anë të postimeve në rrjetet sociale. “Arena E Demave” nuk është akoma gati dhe Partizani kur luan si skuadër pritëse detyrohet që të shtegtojë.

“Të kuqtë” luajtën në Vorë në ndeshjen e parë të kampionatit kundër Teutës, ndërsa ndaj Laçit luajtën në Rrogozhinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat