Federata braziliane e Futbollit ka bërë publike listën me futbollistët që do të grumbullohen për ndeshjet miqësore të cilat Brazili do t’i luajë përballë Australisë (25 dhe 29 shtator) dhe me Indinë më 3 tetor.
Në përzgjedhjet e trajnerit Carlo Ancelotti, vihen re shumë ndryshime, ndërsa kuptohet se italiani ka vendosur me “dorë të hekurt”. Yjet të cilët nuk lanë gjurmë në Kupën e Botës si Neymar, Casemiro, Danilo, Alisson, Lucas Paqueta, Gabriel Martinelli, Igor Tudor dhe Cunha janë lënë jashtë.
Po ashtu, spikat edhe rikthimi i Joao Pedros, yllit të Chelseat për të cilin u “ndezën” polemikat për shkak se Ancelotti nuk e preferoi për Botëror.
Performancat bindëse me “blutë” e Londrës në këtë fillim sezoni kanë mjaftuar që tekniku i “Seleçaos” të ndryshojë mendim për të dhe ta përfshijë në planet e tij.