Real Madridi dhe Arda Guler kanë arritur një marrëveshje të plotë për zgjatjen e kontratës së mesfushorit turk deri në vitin 2031, raporton gazetari Jose Felix Diaz.
Sipas raportimit, kontrata e re do të pasqyrojë edhe rolin e ri të Gulerit në skuadër.
Turku nuk konsiderohet më thjesht si një talent i ri, por si një futbollist që mund të bëjë diferencën në nivelet më të larta.
Klubi madrilen është shumë i kënaqur me paraqitjet dhe zhvillimin e tij, ndërsa trajneri Jose Mourinho e vlerëson shumë 21-vjeçarin.