Mourinho nuk e ka për zemër

Futboll

Mourinho nuk e ka për zemër

Më: 10 shtator 2026 Në ora: 20:31
Braziliani Endrick

Braziliani Endrick dhe trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, duket se nuk kanë një marrëdhënie dhe aq të mirë mes tyre.

Portugezi preferon Carlos Espi më shumë si zëvendësues në sulm dhe minutat për brazilianin po mungojnë këtë fillim sezoni.

Në këtë situatë, në Madrid po mendojnë që tani për huazimin e Endrick gjatë merkatos së janarit. The Athletic zbulon se destinacioni i mundshëm i Endrick pritet të jetë Serie A.

Dy klube shumë të interesuara për Endrick janë Roma dhe Milan, të cilat e kërkuan edhe gjatë merkatos së verës, por transferimi nuk u bë dot i mundur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat