Brajan Gruda më në fund ftohet nga Gjermania

Futboll

Brajan Gruda më në fund ftohet nga Gjermania

Më: 17 shtator 2026 Në ora: 12:48
Lista

Brajan Gruda është ftuar për herë të parë te Gjermania për një ndeshje zyrtare, por nuk do të mund të luajë në shtator. Gruda është i gatshëm për dy sfidat e tetorit. 

Trajneri Jurgen Klop vendosi të dërgojë plot 44 ftesa para debutimit të tij dhe Gruda është një prej emrave në listë, ndërsa përpara janë sfidat në Ligën e Kombeve. Gjermania do të përballet ndërkohë me Holandën, Serbinë dhe Greqinë.

Gjermania ka publikuar konkretisht dy lista. Bëhet fjalë për 44 lojtarë në total dhe Gruda është pjesë e listës së dytë që llogaritet për tetorin.

Federata njofton se për dy ndeshjet e shtatorit do të përfshihen fillimisht 24 lojtarët e listës së parë

Në tetor ndërkohë do të jenë si opsion 20 lojtarë të tjerë ku bën pjesë edhe Gruda, pikërisht  për ndeshjet ndaj Serbisë dhe Greqisë në tetor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat