Hansi Flick zbret më të mirët në fushë

Futboll

Hansi Flick zbret më të mirët në fushë

Më: 19 shtator 2026 Në ora: 20:13
Sevilla dhe Barcelona

Sevilla dhe Barcelona do të përballen me njëra-tjetrën sonte në mbrëmje, në sfidën që vlen për llogari të javës së 7-të në LaLiga.

Dueli që do të zhvillohet në stadiumin “Estadio Ramon Sanchez Pizjuan” do të nisë prej orës 21:00.

Për këtë duel tepër interesant në Spanjë, dy trajnerët Garcia dhe Flick kanë shuar dilemat sa i takon 11-shes që do të zbresë në fushë që nga minuta e parë.

Tek katalanasit spikat prania në portë e Livakovic, i transferuar në verë. Pjesa tjetër dëshmon vendosmërinë e gjermanit për të dalë me pikë nga kjo përballje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat