Dita e sotme rezervoi dy përballje interesante në elitën e futbollit shqiptar. Në orën 16:00, Vora barazoi me shifrat 1 me 1 ndaj Skënderbeut, ndërkohë në duelin e orës 18:30, Dinamo e Ilir Dajës mposhti Laçin me rezultatin 3:1.
Kujtojmë që ditën e premte Teuta ia doli të triumfonte në “Loro Boriçi” ndaj Vllaznisë.
Pas këtyre 3 dueleve të javës së pestë, renditjen provizore e kryeson Teuta me 13 pikë, e ndjekur nga Dinamo me 12 pikë. Në vend të tretë ndodhet Egnatia, që do të luajë ditën e nesërme ndaj Partizanit.
Për sa i përket fundit, tabela mbyllet nga Vllaznia me 2 pikë. Një më shumë ka Skënderbeut, ndërkohë që Vora, Partizani dhe Tirana ndodhen në kuotën e 4 pikëve.
Pesë Elbasani dhe 7 Laçi. Kjo javë mbyllet ditën e diel me duelet Tirana-Elbasani dhe Egnatia-Partizani.