Egnatia ia doli të marrë fitore të rëndësishme për objektivat kundër Partizanit, 2:1.
Pas këtij takim, të vlefshëm për javën e 5-të të Abissnet Superiore, foli për mediat zyrtari i Egnatias, Karafici, pasi Nevil Dede kishte probleme me zërin për shkak të bërtiturave në ndeshje:
“Një ndeshje i ka të gjitha pjesët e lojës. Kishim kundërshtarë që në fillim të lojës na vendosi në vështirësi. Morëm masat në rrotacion me treshen e mesfushës. U munduam ta linim bosh numrin ‘6’ tonin, Aleksin.
U munduam brenda 10 minutave të para që të kapnim pozicionimin e Partizanit. 5 lojtarët e Partizanit nuk u ngjitën dot lart për të na vendosur në vështirësi.
Partizani është pretendent, ka lojtarë shumë të shpejtë si Fadairo, Human apo Aliu. Ndoshta duhet të kishim qenë disi më të qetë në situata të lojës, sidomos në fundin e sfidës.
Në disa moment i zgjidhëm, por mund të kishim bërë edhe më mirë. I kishim marrë masat në lidhje me sistemin e Partizanit, pra qasja e tyre me Aliun e Fafadiron.
Ne jemi ekip që e kemi shumicën e lojës në kontroll. Edhe në situata të vështira, ekipi di të reagojë mirë. Pikët janë ato që janë.
Janë tregues real i situatës. Çdo ekip i Superiores e ka të vështirë për të dominuar në të treja fazat e lojës. Dua të komplimentojë stafin dhe ekipin për ndeshjen që zhvilluan sot”.