Ja sa gjatë mungon Adrion Pajaziti

Futboll

Ja sa gjatë mungon Adrion Pajaziti

Më: 22 shtator 2026 Në ora: 15:49
Adrion Pajaziti

Adrion Pajaziti do të jetë jashtë fushave për rreth tri javë, pasi ka pësuar një dëmtim muskulor në kofshë.

Mesfushori u detyrua të largohej nga loja gjatë përballjes ndaj Rijeka-s, të cilën skuadra e tij e humbi me rezultatin 3:0.

Pas ndeshjes, Pajaziti iu bashkua grumbullimit të Kombëtares së Shqipërisë, ku iu nënshtrua ekzaminimeve mjekësore.

Testet konfirmuan një çarje të muskulit në zonën e kofshës, dëmtim që pritet ta mbajë jashtë fushës për afërsisht tri javë.

Stafi mjekësor do të monitorojë në vazhdimësi gjendjen e lojtarit dhe rikthimi i tij do të varet nga ecuria e rehabilitimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat