Më shumë gola të shënuar se në edicionin e kaluar

Futboll

Më shumë gola të shënuar se në edicionin e kaluar

Më: 22 shtator 2026 Në ora: 19:55
Ardit Nikaj

“Abissnet Superiore” mbylli javën e pestë në fundjavë, ndërsa tashmë është ndalur për t’i lënë ndeshjeve të kombëtareve që do të zgjasin për gati tre javë.

Llogaritë e kësaj jave sollën këto përfundime; Teuta mban kreun, ndjekur nga Egnatia dhe Dinamo, ndërsa Vllaznia, Skënderbeu dhe Partizani ndodhen në “ujëra të turbullt”.

Statistikat e këtij sezoni, nëse i referohemi 5 javëve të para, tregojnë për një përmirësim të dukshëm të efikasitetit para portës, nëse krahasojmë dy sezonet e fundit në kampionatin shqiptar.

Gjithsej, në Superiore janë shënuar plot 73 gola nga protagonistët e fushës. Një mesatare prej 2.92 gola për ndeshje, e përmirësuar nga 2.2 gola në edicionin e kaluar ku u shënuan 55 të tillë në kaq javë të luajtura.

Sulmuesit janë më të dalluarit në këtë pikë, Ardit Nikaj te Elbasani, Umejiego te Teuta, ndërsa top 3-shen e plotëson Alessandro Albanese i Egnatias me 3 finalizime.

Duket se formati i ri në Superiore ka sjellë efekte pozitive në këtë standard, duke bërë që skuadrat të jenë me “vrasëse” para portës, pavarësisht se rastet e “lëshuara” janë po kaq në masë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat