Republika e Irlandës ka mbërritur në Prishtinë para ndeshjes së parë të saj në Ligën e Kombeve të UEFA-s kundër Kosovës, e cila zhvillohet nesër mbrëma (20.45).
Kjo vizitë në kryeqytetin e Kosovës është ndeshja e parë e një serie prej katër takimesh gjatë kësaj periudhe ndërkombëtare. Irlanda dëshiron ta vazhdojë formën e mirë që ka treguar në ndeshjet e fundit.
Irlanda hyn në këtë ndeshje me një seri prej katër ndeshjesh konkurruese pa humbje dhe synon ta vazhdojë këtë ecuri në Ligën e Kombeve.
Selektori i Irlandës, Heimir Hallgrímsson, zhvilloi sot seancën e fundit stërvitore në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë, dhe kishte në dispozicion të gjithë skuadrën.