Portugalia mposhti Uellsin 1:0 në ndeshjen e Ligës së Kombeve në futboll.
Golin e vetëm e shënoi Joao Félix në minutën e 22-të.
Cristiano Ronaldo pati një mundësi të madhe në minutën e 49-të.
Rreth dhjetë minuta më vonë ai shënoi, por goli u anulua për pozicion jashtë loje.
Kështu, Ronaldo mbeti në kuotën e 979 golave në karrierë.