Antonio Conte po përmendet në Itali

Futboll

Antonio Conte po përmendet në Itali

Më: 25 shtator 2026 Në ora: 10:04
Antonio Conte

Antonio Conte po përmendet në Itali si favorit për të zëvendësuar Michael Carrick në stolin e Manchester United, nëse bëhen ndryshime.

Trajneri italian është pa kontratë që nga vera, kur ndërpreu me marrëveshje të dyanshme kontratën me Napolin, një vit para përfundimit.

Në dy sezonet e tij me klubin italian, Conte fitoi titullin e Serie A dhe Superkupën e Italisë, duke e mbyllur gjithmonë kampionatin në dy vendet e para.

Rezultatet në kompeticionet evropiane, megjithatë, ishin zhgënjyese. Conte është lidhur gjithashtu me Juventusin dhe Milanin, por rezultatet e Luciano Spallettit dhe Ruben Amorimit kanë ulur presionin mbi trajnerët e këtyre skuadrave.

57-vjeçari ka eksperiencë në futbollin anglez, ku fitoi Premier League me Chelsea-n në vitin 2017 dhe FA Cup. Conte ka fituar gjithashtu pesë tituj të Serie A dhe dy Superkupa të Italisë.

Përvoja e tij e dytë në Premier League, te Tottenham, ishte më pak e suksesshme dhe përfundoi para kohe në mars 2023.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat