Raphinha nuk ndalet, 14 gola në 8 ndeshje

Futboll

Raphinha nuk ndalet, 14 gola në 8 ndeshje

Më: 25 shtator 2026 Në ora: 21:32
Raphinha

Raphinha po kalon një fillim të jashtëzakonshëm të sezonit me fanellën e Barcelonës.

Braziliani ka realizuar 14 gola dhe ka dhënë 4 asistime deri tani, duke qenë direkt i përfshirë në 18 gola të skuadrës katalanase.

Në La Liga, Raphinha ka shënuar 12 gola në vetëm shtatë ndeshje, ndërsa dy gola të tjerë i ka realizuar në Champions League.

Pas dy het-trikëve radhazi, ndaj Racing Santander dhe Sevillas, forma e tij ka marrë përmasa të jashtëzakonshme.

Me këto shifra dhe ndikimin që ka në lojën e Barcelonës, Raphinha po shihet si një nga emrat kryesorë në diskutimet për Topin e Artë.

Megjithatë, për çmimin e vitit 2026, ai nuk ishte përfshirë në listën zyrtare të kandidatëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat