Një ish-yll i Juventusit është në gjendje të rëndë shëndetësore
Bëhet fjalë për Dani Osvaldon, i cili u dërgua pas disa ditësh me dhimbje të forta në gjoks.
Mjekët konfirmuan se ai vuan nga një derdhje pleurale në anën e djathtë.
Osvaldo u dërgua në Spitalin Komunal Llavallol në Lomas de Zamora, pas përkeqësimit të gjendjes së tij.
Sipas raportimeve, situata u komplikua nga prania e lëngjeve dhe qelbit në mushkëri, duke bërë që ai të kishte nevojë për ndërhyrje urgjente.
Ai kishte luajtur për skuadra të mëdha evropiane si Fiorentina, Roma, Southampton, Juventus, Inter, Porto dhe Boca Juniors.