Mediat italiane kanë zbuluar se pauza për ndeshjet e përfaqësueseve, ka ndihmuar një prej klubeve të Serisë A që të rinisë kontaktet me ikonën e futbollit uruguaian, Edinson Cavani .
Sulmuesi është pa skuadër që kur u largua nga Boka Juniors dhe kërkon një sistemim të ri.
Klubi që e kontaktoi në verë është Leçe, që i ofroi mundësinë të kthehej përsëri në kampionatin ku pat shkëlqyer me fanellën e Palermos e Napolit.
Palët nuk gjetën asokohe një akord financiar, por tashmë kanë nisur të diskutojnë përsëri, pasi Leçe kërkon të përforcojë repartin e avancuar.
Në klub mund të dalin pak nga parametrat e zakonshëm financiarë, për shkak se Kavani është futbollisti i lirë e si rrjedhojë, do i ofrojnë një rrogë më të pranueshme për sulmuesin.