Ralf Rangnick ka befasuar para ndeshjes së Ligës së Kombeve me Kosovën.
Në portën e Austrisë të dielën do të jetë një portier që do të bëjë debutimin me kombëtaren A, ka shkruar media austriake “Heute”.
“Ralf Rangnick ka vendosur të bëjë një ndryshim të rëndësishëm në portën e Austrisë për ndeshjen e dytë të Ligës së Kombeve kundër Kosovës.
Alexander Schlager, i cili ishte titullar në fitoren 3:1 ndaj Izraelit, nuk do ta nisë ndeshjen ndaj Kosovës. Këtë e konfirmoi vetë Rangnick para takimit.
Kjo do të thotë se gjithçka po shkon drejt debutimit të Lukas Jungëirth ose Christian Zaëieschitzky me kombëtaren A të Austrisë.
Rangnick dha një detaj të rëndësishëm: portieri që do të aktivizohet kundër Kosovës do të bashkohet më pas me kombëtaren U21 të Austrisë, ku pritet të luajë në ndeshjen vendimtare të kualifikimeve për Kampionatin Evropian kundër Danimarkës”, ka shkruar media austriake.
“Meqë Lukas Jungëirth ka qenë së fundmi portieri i parë i U21 të Austrisë”, shkruan media austriake.
Trajneri nuk mendon se ndryshimi i portierit përbën një rrezik të veçantë: “Të gjithë kanë lënë përshtypje shumë të mirë në stërvitje”.
Pra, ndaj Kosovës pritet të ketë një debutim në portën e Austrisë, ndërsa mbetet për t'u parë nëse bëhet fjalë për Jungëirth apo Zaëieschitzky”, shkruan media austriake.
Për dy ndeshjet e mëvonshme jashtë fushe, në Dublin dhe Prishtinë, gara për vendin e portierit mbetet e hapur. Në listën e Austrisë janë gjithashtu Alexander Schlager dhe portieri i katërt, Florian Wiegele.