Në miqësoren e zhvilluar mes Luftëtarit dhe Bylisit, skuadra ballshiote ka fituar pastër në transfertë, duke e mbyllur takimin me rezultatin 3 – 0.
Golashënues për bardhekuqtë ishin Kodji, Riruwai dhe Hodo. Paraqitje bindëse nga Bylisi, jo vetëm sa i përket rezultatit, por edhe dominimit ndaj kundërshtarit në çdo aspekt.
Për sa i përket sezonit të ri në Kategorinë e Parë, skuadra ballshiote nuk e ka nisur me “ritëm të plotë”.
Bylisi ka grumbulluar 6 pikë në 4 javët e zhvilluara, çka korrespondon me vendin e 5-të në renditje.