Humbja me Spanjën i faturohet dy lojtarëve

Futboll

Humbja me Spanjën i faturohet dy lojtarëve

Më: 27 shtator 2026 Në ora: 13:54
Tuchel

Anglia u mposht nga Spanja me rezultatin 2-3. Në “Wembley” ishte një ndeshje e humbur nga vendësit, të cilët kanë shumë pengje. Goli i parë dhe i dytë i Spanjës erdhën për shkak të gabimeve.

Trajneri Tuhel foli pas humbjes. Tekniku i Anglisë mendon se dy mbrojtësit, Mark Guehi dhe Niko O’Reilli, mund të jenë ndikuar dënimi i Mançester Sitit.

“Shumë gabime? Nuk e di pse. Sidomos në fillimin e ndeshjes. Duhet të flasim për këto gabime më pas. Nuk mund të fajësojmë askënd, thjesht kështu ndodhi. Në nivelin elitar, nëse këto gjëra ndodhi, humbet edhe nëse luan një ndeshje të mirë.

Shpërqëndrim për shkak të dënimit të Sitit? Jo për mua, por e imagjinoj ndoshta për lojtarët e Mançester Sitit. Për mua, jo. Nuk do të komentoj këtë sepse është një gjyq që vazhdon. Nuk e bëra temë. Nuk ishte temë për mua.

Lojtarët kanë më shumë kohë se unë, kanë një seancë stërvitore, kështu që sigurisht, e imagjinoj se flasin për këtë. Por është mirë që e bëjnë”, u shpreh trajneri Tuhel.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat