Shiten biletat për 4 tetorin

Futboll

Shiten biletat për 4 tetorin

Më: 27 shtator 2026 Në ora: 15:57
Kosova

Pas fitores së mbrëmshme 1-0 ndaj Irlandës, Kombëtarja e Kosovës nuk ka pasur shumë kohë për festë. “Dardanët” i janë rikthyer menjëherë përgatitjeve, pasi tashmë në horizont është sfida e radhës, ajo ndaj Austrisë, një prej skuadrave më të forta të grupit.

Në stërvitjen e zhvilluar sot, përzgjedhësi Franko Foda kishte në dispozicion 16 futbollistë. Ndërkohë, lojtarët që e nisën ndeshjen ndaj Irlandës nga minuta e parë kanë zhvilluar një seancë rigjeneruese në hotel, me qëllim rikuperimin pas angazhimit të madh në sfi dën e së enjtes. Atmosfera në kampin dardan vazhdon të jetë pozitive.

Fitorja dhe tri pikët e marra në start kanë rritur edhe më shumë motivimin në skuadër, por tashmë vëmendja është kthyer tërësisht te përballja e radhës. Uollsh gjyqtar i sfi dës Është përcaktuar edhe gjyqtari që do të ndajë drejtësinë në ndeshjen Austri-Kosovë.

UEFA ia ka besuar këtë takim skocezit Nikolas Uolsh. Ai do të ndihmohet nga bashkëkombësit Frensis Konër dhe Daniel MekFarlën, ndërsa Donald Robertson do të jetë gjyqtari i katërt. Në sistemin VAR do të jenë Stiven Meklin dhe Xhon Bitën. Ndeshja Austri-Kosovë do të zhvillohet të dielën në stadiumin “Ernst Happel” të Vjenës, duke nisur në orën 18:00.

“Fadil Vokrri” pret sërish Austrinë Ndërkohë, edhe sfi da e kthimit ndaj Austrisë ka ngjallur interes të madh te tifozët kosovarë. Biletat për ndeshjen Kosovë-Austri, që do të zhvillohet më 4 tetor në stadiumin “Fadil Vokrri”, janë shitur pothuajse të gjitha.

Sipas njoftimit të Federatës së Futbollit të Kosovës, të gjitha zonat janë “sold out”, përveç disa biletave të mbetura në sektorin VIP. Pas përballjes në Vjenë, “Dardanët” do të udhëtojnë drejt Hungarisë, ku të enjten do të përballen me Izraelin.

Me tri pikët e marra ndaj Irlandës, Kosova e ka nisur me këmbën e mbarë këtë aventurë, por tashmë përpara saj qëndron një tjetër provë e rëndësishme, këtë herë në transfertën e Vjenës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat