Kombëtarja “përvesh mëngët” për tre ndeshjet e tjera në Ligën e Kombeve

Futboll

Kombëtarja “përvesh mëngët” për tre ndeshjet e tjera në Ligën e Kombeve

Më: 27 shtator 2026 Në ora: 17:55
Kombëtarja shqiptare

Shqipëria i bëri një nisje të mirë edicionit të ri të Ligës së Kombeve, duke mposhtur 2-0 Bjellorusinë, në sfidën e vlefshme për raundin e parë të Ligës C. Golat për kuqezinjtë u shënuan nga Kristjan Asllani me 11 metërsh dhe Ernest Muçi.

Sakaq, rrugëtimi i kuqezinjve vazhdon ende me tre sfidat e tjera të grupit, ku fillimisht do të jetë dueli në transfertë përballë San Marinos, takim ky që do të luhet të martën e ardhshme, ora 20:45. 4 ditë më vonë, pra më 3 tetor, Kombëtarja udhëton drejt Finlandës për sfidën tjetër të grupit.

Kalendarin, ekipi i Rolando Maran e mbyll me San Marinon, në stadiumin “Air Albania”, ora 20:45.

Duke marrë në konsideratë fillimin e mirë për italianin, çdo ndeshje tashmë do të peshojë shumë për vazhdimësinë e rezultateve dhe pikët që do të konsolidojnë dhe pozicionin final të Shqipërisë në këtë grup. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat