Danimarka regjistron fitoren e parë 

Futboll

Danimarka regjistron fitoren e parë 

Më: 27 shtator 2026 Në ora: 20:28
Pamje nga ndeshja

Danimarka regjistroi fitoren e parë në këtë edicion të Ligës A të Kombeve në futboll, pasi mposhti Uellsin me rezultat 2:0.

Danezët kaluan në epërsi në minutën e 53-të, pas një autogoli të kapitenit të Uellsit, Ben Davies.

Gustav Isaksen vulosi fitoren në minutën e 66-të, duke shënuar për 2:0 pas një ndërprerjeje.

Në Grupin e 4 Danimarka e zë vendin e tretë me 3 pikë sa ka edhe lideri Norvegjia dhe Portugalia. Uellsi është në fund me 0 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat