Fisnik Asllani pas ndeshjes: Austria ishte më e mirë se ne!

Futboll

Fisnik Asllani pas ndeshjes: Austria ishte më e mirë se ne!

Më: 27 shtator 2026 Në ora: 20:51
Fisnik Asllani

Fisnik Asllani ka folur pas humbjes 3:1 të Kosovës ndaj Austrisë në kuadër të UEFA Nations League, duke pranuar se kundërshtari ishte më i mirë gjatë ndeshjes.

“Austria ka qenë ekip më i mirë, kanë luajtur më mirë se na.

Normalisht Austria ka qenë edhe kundërshtar më i fortë se Irlanda, me thënë të drejtën. U pa edhe kualiteti i tyre në lojë. Ne dhamë maksimumin, por nuk kishim fat!”, deklaroi Asllani.

Asllani foli edhe për gjendjen e tij fizike, duke konfirmuar se është në formë të mirë.

“Unë jam fit, unë jam në gjendje të mirë”, u shpreh ai.

Sulmuesi kosovar u pyet edhe për momentin e penalltisë, ku Edon Zhegrova realizoi për Kosovën. Asllani tregoi se mes tij dhe Zhegrovës kishte pasur një diskutim të shkurtër para ekzekutimit.

“Ai deshti të gjuante dhe shënoi”, tha Asllani.

Kosova pësoi humbjen e parë në këtë përballje me Austrinë, duke e mbyllur takimin me rezultat 3:1..

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat