Pavarësisht një nisjeje të sezonit që përfshiu një gol kundër Parma dhe një asist për Gatti në ndeshjen ndaj Milan, mesfushori Teun Koopmeiners ende nuk e ka gjetur veten siç duhet te Juventus.
Të paktën jo ashtu siç shpresonin drejtuesit e klubit dhe trajneri Luciano Spalletti. Kjo situatë e ka shtyrë klubin të shqyrtojë mundësinë e një shitjeje përfundimtare që në merkaton e janarit.
I afruar nga Atalanta në verën e vitit 2024 për 51,3 milionë euro (plus bonuse), mesfushori holandez ka një periudhë vendimtare prej tre muajsh para se të rikthehet Khephren Thuram, për të ndryshuar situatën dhe për të fituar besimin e trajnerit.
Nëse nuk ia del mbanë, klubi do të kërkojë një transferim përfundimtar për një shumë jo më të vogël se 25 milionë euro, për të shmangur një humbje financiare në bilanc.
Nëse nuk vijnë oferta për një transferim përfundimtar, Juve mund të marrë në konsideratë edhe një huazim gjashtëmujor. Galatasaray, Monaco, Everton dhe Newcastle United-in si destinacione të mundshme, krahas interesit fitimprurës që vjen nga Arabia Saudite.