Bordeaux me pronarë të rinj

Futboll

Bordeaux me pronarë të rinj

Më: 1 tetor 2026 Në ora: 11:27
Bordeaux

Bordeaux, një nga klubet historike të futbollit francez, ka ndryshuar pronësi për një çmim simbolik prej vetëm 1 euro.

Klubi ka arritur marrëveshje me fondin britanik të investimeve “Park Bench”, i cili merr përsipër edhe borxhet e klubit.

Bordeaux ndodhet në një krizë të rëndë financiare, ka deklaruar pamundësi për të përmbushur detyrimet dhe është përjashtuar nga aktivitetet zyrtare.

Për shkak të problemeve ekonomike, klubi ka zbritur deri në kategorinë e gjashtë të futbollit francez.

Ndryshimi i pronësisë nuk garanton rikthimin e menjëhershëm në aktivitet, pasi marrëveshja duhet të miratohet nga organet përkatëse financiare dhe administrative.

Komisioni do të shqyrtojë pronësinë e re dhe buxhetin e Bordeaux për sezonin 2026-27.

Nëse merret miratimi, klubi mund të luajë në Regional 1, ndërsa më pas çështja do të kalojë edhe në gjykatën tregtare për procesin e ristrukturimit.

Bordeaux është themeluar në vitin 1881 dhe ka fituar gjashtë tituj kampionë të Francës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat