Mancini e lë jashtë listës për ndeshjen me Francën

Futboll

Mancini e lë jashtë listës për ndeshjen me Francën

Më: 1 tetor 2026 Në ora: 12:58
Samuele Injacio

Samuele Injacio është kthyer në një emër shumë të diskutuar në vitin e fundit që kur Borusia Dortmund ia mori Atalantës duke shpërthyer një luftë të mirëfilltë mes klubeve në fjalë.

Talenti u ftua nga Roberto Mançini në këtë grumbullim, por për momentin, nuk ka zbritur asnjë minutë në fushën e lojës e për më tepër, është lënë krejtësisht jashtë listës për sfidën kundër Francës.

Në këtë situatë, në Itali kanë filluar që tani ta planifikojnë aktivizmin e tij në ndeshjen e fundit ndaj Turqisë. Shkak bëhet fakti se Injacio është kontaktuar edhe nga Brazili, pasi ka prindërit me origjinë braziliane, ndaj mund të luajë për “seleçaon”.

Për të shmangur ndonjë surprizë nga Ançeloti, në Itali ka filluar të diskutohet aktivizimi i tij për disa minuta kundër Turqisë në ndeshjen e tetorit, në mënyrë që t’i vihet kapaku çdo lëvizje të mundshme të tij drejt latino-amerikanëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat