Nga Premier League angleze te Partizani

Futboll

Nga Premier League angleze te Partizani

Më: 1 tetor 2026 Në ora: 14:02
Foto ilustrim

Qendërmbrojtësi i Partizanit, Andi Janjeva, po vazhdon përgatitjet me seancat stërvitore te ekipi i Partizanit, ndërsa tregon se është në gjendje të mirë fizike dhe gati të jap kotributin për “Demat e Kuq”.

Gjatë këtij sezoni të ri nën “urdhërat” e trajnerit Florin Bratu, 23-vjeçari nuk ka pasur rol fiks në formacionin bazë.

Në kushte të tilla, Janjeva kërkon të jetë “shtyllë” në prapavijë, për më tepër që ndeshja e radhës përkon me derbin e kryeqytetit, kundër Tiranës, 11 tetor, stadiumi “Air Albania”.

Interesante është se Janjeva ka luajtur me moshat e Ëatford në Premier League, por pa “çarë” dot në ekipin e parë. Më pas kaloi te Partizani dhe prej vitit 2023 luan me ekipin e parë te “Demat e Kuq”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat