Porta e Vllaznisë duket se ka gjetur sërish titullarin e saj. Aron Jukaj, 21 vjeç, është rikthyer mes shtyllave dhe pas paraqitjes së fundit ka dhënë sinjale të qarta për të rimarrë statusin e numrit një.
Shkodrani e nisi sezonin si zgjedhja e parë e stafit, duke mbrojtur portën edhe në Kupat e Europës, por ardhja e Kristian Avramit ndryshoi hierarkinë
. Portieri moldav mori fanellën e titullarit në javët e para të kampionatit, por disa pasiguri në ndërhyrje bënë që stafi teknik të rishikonte zgjedhjen.
Në këto kushte, Jukaj mori sërish mundësinë dhe e shfrytëzoi për të treguar se është gati të rikthehet në formacion. Paraqitja e fundit ka rihapur edhe një herë diskutimin për portierin.