Holanda dëshpëroi në tokën greke.
Greqia para shikuesve të vet ka barazuar me rezultat 2:2 me Holandën, në ndeshjen e xhiros së tretë të Grupit 2 të Ligës A të Kombeve në futboll.
Në minutën e 23-të, Fotis Ioannidis godet nga skaji i zonës dhe e dërgon topin në rrjetë.
Në minutën 45+2' fantastik aksion i Fotis Ioannidis, i cili luan një rol kyç në ndërtimin e aksionit. Ai pason për Georgios
Masouras, i cili me një goditje brilante në krahun e djathtë të portës mposht Bart Verbruggen.
Në minutën e 59-të, Joey Veerman ekzekuton goditjen nga këndi, ndërsa Virgil van Dijk kërcen më lart se të gjithë pranë pikës së penalltisë dhe me një goditje të fuqishme me kokë e dërgon topin në krahun e majtë të portës. Holanda ngushton epërsinë.
Në minutën e 89-të, Tijjani Reijnders gjen hapësirë në thellësi të zonës dhe me një goditje të fuqishme volej e dërgon topin në rrjetë, duke e lënë portierin pa mundësi reagimi. Një gol fantastik! Holanda barazon, 2:2!
Greqia kryeson me 7 pikë, pasojnë Holanda me 5, Gjermania 4 dhe Serbia është e fundosur me 0.