Milani vazhdon të monitorojë situatën e Endrik te Real Madrid. Interesi për brazilianin lindi që në verë, megjithatë në janar mund të ketë lëvizje konkrete.
Minutat te Reali janë të pakta për Endrik. Për këtë mund të vlerësohet sërish huazimi i tij.
Milani nuk është klubi i vetëm që do të kërkonte shërbimet e Endrik. Roma po ashtu ka treguar interes për shërbimet e brazilianit.
Për sulmuesin 20 vjeçari janë shpenzuar rreth 50 milionë euro. Reali nuk do të heqë dorë lehtë dhe opsioni i vetëm duket huazimi.