Kombëtarja e Bosnjë-Hercegovinës pret nesër Poloninë në stadiumin ”Bilino Polje” nw Zenicw, në kuadër të xhiros së katërt të Ligës së Kombeve. Para kësaj ndeshjeje, trajneri Sergej Barbarez foli në konferencë për shtyp.
Bosnja do ta luajë ndeshjen e katërt brenda vetëm 11 ditësh. Me Poloninë ishte përballur rreth dhjetë ditë më parë në Varshavë, ku ndeshja përfundoi 0:0.
Duke folur për gjendjen e skuadrës, Barbarez tha:
“Vetëm Edini është përshëndetur, të gjithë të tjerët janë të gatshëm.
Natyrisht që ka lodhje, por të gjithë të tjerët janë gati. Kemi edhe 24 orë për t'u pushuar, por nëse duan të luajnë në nivelin më të lartë, ky është ritmi që duhet ta përballojnë”.
Pra, Edin Xheko tashmë është larguar nga grumbullimi i kombëtares, pas lamtumirës së tij.
Barbarez u pyet nëse Xheko do të jetë pranë ekipit edhe në ndeshjen kundër Polonisë, siç kishte qenë në ndeshjet e mëparshme në Varshavë dhe Bukuresht.
Ai u përgjigj: ”Mendoj se sot duhet të shkojë në Gjermani.
Do të më vinte mirë të paraqitej edhe një herë dhe ta shihnim përsëri.
Nuk i dua shumë këto lamtumira, as në jetën private.
Do të takohemi edhe shumë herë. Më e rëndësishmja është të mbetemi miq dhe njerëz të mëdhenj, dinjitozë deri në fund”.