Ronaldinho me mesazh emocionues për Messin: Vëllai im

Futboll

Ronaldinho me mesazh emocionues për Messin: Vëllai im

Më: 7 tetor 2026 Në ora: 14:47
Ronaldinho dhe Messi

Ronaldinho i ka kushtuar një mesazh emocional Lionel Messit, duke kujtuar rrugëtimin e tyre të përbashkët te Barcelona dhe triumfin me Argjentinën.

“Çfarë kënaqësie dhe çfarë gëzimi të kem qenë pjesë e historisë tënde që nga dita e parë, vëllai im! Na bëre të buzëqeshnim dhe ta shijonim kaq shumë futbollin”, shkroi Ronaldinho.

Braziliani kujtoi edhe ëndrrën e tyre për t’u bërë kampionë bote, duke theksuar madhështinë e Messit.

“Emri yt është në historinë e vendit tënd, të gjithë botës. Vetëm ne e dimë gëzimin që ndjemë kur realizuam ëndrrën e fëmijërisë, duke përfaqësuar gjithë kombin tonë dhe duke u bërë kampionë bote!”

Ronaldinho tha se e kupton edhe vendimin e Messit për t’i dhënë më shumë rëndësi familjes në këtë fazë të karrierës.

“Ti dhurove gjithçka për ekipin dhe vendin tënd. Të kuptoj në mënyrë perfekte dhe e di se gjithçka që lidhet me familjen na bën t’i rimendojmë gjërat”, shtoi ai.

Në fund, legjenda braziliane e mbylli me një urim të veçantë për ish-shokun e tij të skuadrës: “Shijoje jetën, vëllai im. Të uroj më të mirat, sot dhe gjithmonë.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat