Partizani dhe Tirana do të përballen ditën e sotme në ndeshjen e vlefshme për javën e 6-të të “Abissnet Superiore”.
Derbi i parë i kryeqyetit, i përcaktuar për t’u zhvilluar në stadiumin “Air Albania”, pritet të nisë në orën 18:30.
Ky do të jetë edhe derbi i parë në stol për dy trajnerët e skuadrave respektive, Florin Bratu tek të kuqtë dhe Dean Klafuriç në radhët e bardhebluve.
Vlerësimi shihet maksimal nga të dyja kampet, shtuar këtu edhe rezultatet e 5 javëve të fundit që kanë prodhuar një “panoramë” jo të favorshme për ekipe që synojnë gjithmonë vendet e sipërme të tabelës.
Një sukses i mundshëm, jo vetëm që do të “stamponte” ngjyrat me të cilat do të identifikohej edhe derbi i kryeqytetit, por njëkohësisht mund të shërbejë edhe si “trampolinë” për të hedhur një hap të rëndësishëm në ndryshimin e llogarive.