Ilir Daja me risi ndaj Vllaznisë

Futboll

Ilir Daja me risi ndaj Vllaznisë

Më: 11 tetor 2026 Në ora: 12:39
Dinamo

Dinamo do të luajë nesër ndeshjen e javës së gjashtë të Superiores, ku përballë do të ketë Vllazninë në transfertë.

Blutë po kalojnë një moment shumë të mirë në kampionat, duke qenë se kanë marrë fitore në 4 ndeshjet e fundit të Superiores, teksa kanë humbur vetëm të parën ndaj Vorës.

Kështu, skuadra e drejtuar nga Daja do të zbresë në fushë për të synuar vazhdimësinë, edhe pse ka pasur probleme me lojtarët.

Dajës i është dashur që të përgatisë disa herë skuadrën me mungesa për shkak të dëmtimeve por gjithashtu edhe për shkak të skuadrave kombëtare.

Kështu, në portë pritet të jetë titullar sërish Aldo Teqja ndërkohë që në të djathtë të mbrojtjes konfirmohet Ysni Ismaili.

Qendra pritet të ketë ndryshime duke qenë se Dita dhe Hoxhallari janë të dëmtuar dhe Sembene ka momentin e tij për të debutuar si titullar. Në të majtë, ka një balotazh mes Hoxhallarit dhe Loranit, por ky i fundit është më i avantazhuar duke qenë se Hoxhallari ka zhvilluar disa seanca fi zioterapie në javët e fundit. Në mesfushë,

Qefalija pritet të jetë titullar, i ndihmuar nga Meta që do të jenë në rolin e “shkatërruesit”.

Më të avancuar, pritet që të jenë Malomo e Vila nga krahët ndërsa Ruben Silva do të ketë rolin e organizatorit. Në qendër të sulmit, pritet që të ketë një fanellë titullari për Berisha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat