Prishtina e Re shënon fitore të madhe

Futboll

Prishtina e Re shënon fitore të madhe

Nga: K.G. Më: 11 tetor 2026 Në ora: 16:04
Prishtina e Re

Prishtina e Re po kalon një periudhë të mirë dhe, falë fitores së sotme, është ngritur në vendin e dytë të tabelës me 18 pikë, vetëm një më pak se lideri, Dinamo e Ferizajt.

Skuadra nga Hajvalia, në cilësinë e vendases, e ka mposhtur Trepçën me rezultat 2:0, në ndeshjen e javës së nëntë të Ligës së Parë të Kosovës.

Astrit Berisha kaloi Prishtinën e Re në epërsi nga penalltia në minutën e 33-të, ndërsa Adonis Zeqiri vulosi fitoren me golin e shënuar në minutën e 87-të.

Në anën tjetër, Trepça renditet në vendin e 11-të me 11 pikë të grumbulluara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat