Ferizaj fiton ndaj Mitrovicës

Futboll

Ferizaj fiton ndaj Mitrovicës

Nga: K.Goca Më: 11 tetor 2026 Në ora: 16:14
Ferizaj

Ferizaj ka shënuar fitore minimale, me rezultat 1:0 ndaj Mitrovicës, në ndeshjen e javës së nëntë të Ligës së Parë të Kosovës.

Fatin e takimit e vendosi futbollisti Ardi Shala, goli i të cilit i siguroi tri pikë të rëndësishme skuadrës ferizajase.

Me këtë fitore, Ferizaj renditet në vendin e shtatë me 13 pikë, gjashtë më pak se lideri, Dinamo e Ferizajt.

Në anën tjetër, Mitrovica gjendet në vendin e 17-të me vetëm katër pikë të grumbulluara.

Mitrovicasit vazhdojnë të jenë pa fitore këtë sezon, me katër barazime dhe pesë humbje në nëntë ndeshje të zhvilluara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat