Mourinho e zgjidh situatën e Huijsenit

Futboll

Mourinho e zgjidh situatën e Huijsenit

Më: 13 tetor 2026 Në ora: 12:55
Mourinho

Real Madridi po i vazhdon përgatitjet në qendrën stërvitore Valdebebas për ndeshjen e radhës në Ligën e Kampionëve, ku do të përballet me Romën.

Trajneri José Mourinho ka marrë një lajm të mirë me rikthimin e Dean Huijsenit, por ende nuk mund të llogarisë plotësisht në Eder Militãon dhe Ferland Mendyn.

Sipas gazetës spanjolle “Marca’, në stërvitjen e fundit të madrilenëve morën pjesë 22 futbollistë, përcjell “Gazeta Express”.

Portierët Thibaut Courtois dhe Andriy Lunin ishin mungesat e vetme në fushë.

Militão dhe Mendy janë rikthyer në stërvitjet me grupin, por pritet që të mos jenë të gatshëm për sfidën evropiane ndaj Romës.

Dilema e Mourinhos në mbrojtje

Huijsen është rikthyer në dispozicion pas mungesës në ndeshjen kundër Villarrealit, për shkak të pezullimit që e mori pas kartonit të kuq në derbin ndaj Atlético Madridit.

Tashmë, Mourinho duhet të vendosë se kush do të luajë në qendër të mbrojtjes. Antonio Rüdiger, Dean Huijsen dhe Ibrahima Konaté janë në garë për vendet në formacionin titullar.

Huijsen vazhdon ta gëzojë besimin e trajnerit portugez, edhe pse Real Madridi ka pasur probleme me numrin e mbrojtësve të gatshëm gjatë kësaj periudhe.

Aktualisht, në listën e të lënduarve të klubit mbeten Eder Militão dhe Raúl Asencio.

Përballja me Romën do t’ia japë Mourinhos mundësinë të vendosë për kombinimin më të përshtatshëm në repartin defanziv, në një ndeshje të rëndësishme për ecurinë e madrilenëve në Ligën e Kampionëve. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat