Mikel Arteta pranon dështimin

Futboll

Mikel Arteta pranon dështimin

Më: 17 tetor 2026 Në ora: 11:27
Madueke dhe Gyokeres

Mikel Arteta ka shprehur besimin se Noni Madueke do të shfaqë cilësitë e tij të vërteta dhe do të japë kontributin e duhur për Arsenalin pikërisht atëherë kur skuadra ka më shumë nevojë për të.

Madueke, i cili i ka kushtuar 52 milionë £, thuajse asnjëherë nuk ka treguar se është në nivelin e kërkuar në “Emirates”.

I njëjti diskutim është bërë edhe për Viktor Gyokeres, i cili ende nuk ka shënuar asnjë gol këtë sezon me fanellën e Arsenal. Sulmuesi suedez, i cili i ka kushtuar arkave të klubit 55 milionë £, është kthyer në një opsion të dytë për trajnerin spanjol.

Në ndeshjet e radhës të dy lojtarët do të jenë të vëzhguarit special. Sipas medieve angleze të dy lojtarët nëse nuk do të japin atë çfarë pritej prej tyre kur u blenë do të nxirren në shitje që në merkaton e janarit. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat