Karoglan gati t’i dalë “zot” shpëtimit të Partizanit

Futboll

Karoglan gati t’i dalë “zot” shpëtimit të Partizanit

Më: 17 tetor 2026 Në ora: 13:08
Karoglan

Partizani do të rikthehet nesër në fushë për t’u përballur me Vorën, ndeshje e cila do të zhvillohet në mesditë, prej orës 13:30 për llogari të javës së 7-të të Superiores.

Kjo sfidë përkon dhe me debutimin e Mislav Karoglan, i cili do ta ketë ndeshjen e tij të parë zyrtare në stolin e të kuqve pikërisht përballë vorakëve.

Kroati duhet të ngjallë besimin te “Demat”, i humbur për shkak të Florin Bratu që u largua mes shumë pikëpyetjesh dhe performancash negative.

Eksperienca e Karoglan mund ti ndihmojë të kuqtë të nisin të reagojnë, teksa përballë do të kenë një skuadër që gëzon të njëjtën ndjesi.

Presioni është i madh te kroati, i cili ka për detyrë të fusë në “shina” një skuadër momentalisht jashtë orbitës. E pikërisht, përballë Vorës është prova e tij e parë, t’i tregojë drejtuesve të Partizanit që nuk gabuan me të.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat