Luis Enrique reagon ndaj kritikave për Ligue 1

Futboll

Luis Enrique reagon ndaj kritikave për Ligue 1

Më: 17 tetor 2026 Në ora: 16:13
Luis Enrique

Trajneri i Paris Saint-Germain, Luis Enrique, ka komentuar etiketimin e kampionatit francez si “ligë e fermerëve”, duke iu përgjigjur kritikave ndaj nivelit të Ligue 1.

Enrique theksoi se njerëzit gjithmonë gjejnë arsye për t’u ankuar dhe se është gjithmonë e vështirë t’i kënaqësh të gjithë.

“Kur nuk isha këtu, dëgjoja se PSG-ja nuk mund të fitonte në Evropë, sepse kampionati nuk ishte mjaftueshëm i fortë”, u shpreh spanjolli. 

“Pastaj, kur fiton, thonë se kjo ndodh për shkak të nivelit të Ligue 1. Kjo është jeta”, shtoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat