Skuadra e Skopjes do të kërkojë pikë të rëndësishme në përballjen e sotme ndaj Shkëndijës së Tetovës, në kuadër të kampionatit elitar të futbollit në Maqedoninë e Veriut.
Skopje ndodhet në pozitën e fundit në tabelë dhe është i detyruar të luftojë për çdo pikë në vazhdim të sezonit.
Sipas portalit maqedonas “Ekipa”, skuadra e drejtuar nga Ivan Varadinovski ka kaluar një periudhë të vështirë, por në ndeshjet e fundit ka treguar shenja përmirësimi në lojë, edhe pse gabimet individuale i kanë kushtuar me rezultate negative.
Përballë Shkëndijës, vendasit shpresojnë të shfrytëzojnë përkrahjen e tifozëve për të kërkuar një rezultat pozitiv. Megjithatë, skuadra tetovare konsiderohet favorite, duke marrë parasysh cilësinë dhe pozitën e saj në tabelë.
Ndeshja Shkupi – Shkëndija zhvillohet sot në stadiumin “Zhelezarnica”, me fillim nga ora 14:00.