Ditë e keqe për reprezentuesin e Kosovës në Serie A

Futboll

Ditë e keqe për reprezentuesin e Kosovës në Serie A

Nga: K.G. Më: 18 tetor 2026 Në ora: 14:25
Pamje nga ndeshja Udinese - Lecce

Reprezentuesi i Kosovës, Mërgim Vojvoda, ka përjetuar një ditë të vështirë me Udinesen, e cila pësoi humbje të rëndë 3:0 nga Lecce, para tifozëve të vet, në kuadër të javës së shtatë të Serie A.

Futbollisti ynë u paraqit nga minuta e parë, por Udinese nuk arriti të bëjë asgjë përballë kundërshtarit.

Në minutën e 11-të, pas një harkimi nga goditja e këndit, Kialonda Gaspar i Lecces u gjend në vendin e duhur dhe me një goditje me kokë e dërgoi topin në këndin e sipërm të djathtë të portës, për rezultatin 0:1.

Në minutën e 33-të, Lecce e dyfishoi epërsinë. Konan Ndri shënoi një gol të pazakontë pas një goditjeje nga këndi, duke e dërguar topin me trup përtej vijës së portës, për rezultatin 0:2.

Në minutën e 84-t, Paco Esteban i Lecces depërtoi në zonën e rreptësisë, pranoi një pasim të mirër dhe goditi nga afërsia, por topi u përplas në shtyllën e djathtë të portës.

Vetëm dy minuta më vonë, në minutën e 86-të, Jamil Siebert shënoi me një goditje të fuqishme, duke vulosur fitoren e Lecces me rezultat 0:3.

Lecce ngjitet në vendin e 11-të me nëntë pikë, ndërsa Udinese mbetet në pozitën e 18-të me vetëm katër pikë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat