Reagon klubi kryeqytetas

Futboll

Reagon klubi kryeqytetas

Më: 21 tetor 2026 Në ora: 17:39
Dinamo

Klubi i Dinamos ka zyrtarizuar mbylljen e bashkëpunimit me zëvendëstrajnerin, Glen Daja, teksa ai do të vijojë karrierën si trajner kryesor te Elbasani, rival në Superiore.

“Blutë” e kryeqytetit kanë falënderuar Dajën për kontributin në krye të kësaj detyre për 2 vitet.

“FC Dinamo City njofton përfundimin e bashkëpunimit me zëvendëstrajnerin Glen Daja, i cili do të vijojë karrierën e tij si trajner i parë i AF Elbasanit.

Klubi e falënderon Glen Dajën për profesionalizmin, përkushtimin dhe kontributin e çmuar gjatë dy viteve të suksesshme si pjesë e stafit teknik të skuadrës sonë.

Gjatë kësaj periudhe, ai ka qenë pjesë e rëndësishme e arritjeve të Dinamos, duke kontribuar në fitimin e dy Kupave të Shqipërisë, një Superkupe dhe kualifikimin për dy sezone radhazi në fazën Play-Off të UEFA Conference League.

Presidenti Ardian Bardhi dhe e gjithë familja dinamovite i shprehin mirënjohjen për kontributin e dhënë dhe i urojnë suksese në këtë etapë të re të karrierës së tij si trajner.

Faleminderit për gjithçka dhe suksese, Glen!”, shkruan klubi i Dinamos.

Në javët e fundit, Dinamo nuk gjendet në formë të mirë, me dy disfata radhazi në Abissnet Superiore, duke humbur “gjurmët” e Teutës dhe Egnatias në vendet e para./

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat