Pas Olmos, edhe Kounde në dyshim për “El Clasico”

Futboll

Pas Olmos, edhe Kounde në dyshim për “El Clasico”

Më: 23 tetor 2026 Në ora: 12:03
Kounde

Barcelona ka marrë një tjetër goditje për “El Clasico”.

Pas lëndimit të Dani Olmos ndaj PSG-së, në dyshim është dhe francezi Jules Kounde pas problemeve të tij me kyçin e këmbës së majtë.

Barcelona beson se do të jetë shumë e vështirë për të që të rikuperohet në kohë, megjithëse nuk është përjashtuar plotësisht. Seanca stërvitore e së shtunës do të jetë vendimtare.

“El Clasico”, do të zhvillohet të dielën në orën 21:00..

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat