2 gola brenda 1 minute dhe 2 kartonë të kuq

Futboll

2 gola brenda 1 minute dhe 2 kartonë të kuq

Më: 23 tetor 2026 Në ora: 15:56
Gramshi

Ka përfunduar ndeshja hapëse e javës së 5-të në Kategorinë e Dytë, Grupi A, mes Eagle Football dhe Gramshit. Skuadra gramshiote ka fituar 3:0, dueli i mbajtur në Kompleksin Internacional.

Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të “paprekura”. Ndërsa Gramshi ndryshoi gjithë rrjedhën e ndeshjes brenda një minute, atë të 49-të.

Në këtë fragment, u shënuan dy gola me Raboshtën dhe Sadiq.

Në minutën e 87-të, Peqini vulos triumfin 3 – 0 për Gramshin.

Ekipi i drejtuar nga Alfred Allamani ka marrë përkohësisht kreun me 13 pikë, 1 më tepër se Vllaznia B, por shkodranët luajnë nesër kundrejt Shirokës, në stadiumin “Reshit  Rusi”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat