Kreshnik Hajrizi dhe Donat Rrudhani rikthehen, lënë pas lëndimet

Futboll

Kreshnik Hajrizi dhe Donat Rrudhani rikthehen, lënë pas lëndimet

Nga: K.G. Më: 24 tetor 2026 Në ora: 11:58
Pas pesë muajsh mungesë për shkak të lëndimit, Kreshnik Hajrizi (djathtas) është rikthyer në fushë. Ai pritet të rikthejë stabilitetin në mbrojtjen e Sionit

Kreshnik Hajrizi është rikthyer në fushat e blerta pas pesë muajsh mungesë për shkak të lëndimit.

Po ashtu wshtw rikthyer edhe Donat Rrudhani.

Qendërmbrojtësi Hajrizi, mungesa e të cilit u ndje shumë te FC Sioni, luajti nga minuta e parë të shtunën e kaluar në ndeshjen e Kupës së Zvicrës kundër Cham.

Sipas mediumit zviceran “Blick”, pas një goditjeje të lehtë, Hajrizi u zëvendësua në pushimin mes pjesëve, por tashmë është rikthyer në skuadër.

Ai pritet të luajë nga minuta e parë në ndeshjen e së dielës, pasi mbrojtjes së Sionit i mungon stabiliteti në mungesë të tij.

"Një tjetër lajm i mirë për skuadrën nga Valisi është rikthimi i Donat Rrudhanit, i cili gjithashtu e ka kaluar lëndimin dhe është sërish në dispozicion të trajnerit Didier Tholot.

Mesfushori anësor mund të aktivizohet gjatë ndeshjes, ndërsa i vetmi lojtar që vazhdon të jetë i lënduar te Sioni është Baltazar, shkruan “Blick”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat