Në bazë të raportimeve nga “Calciomercato.it”, presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, është i pakënaqur me punën e drejtorit sportiv, Giovanni Manna.
Në klubin napoletan po përflitet për emërimin e Igli Tares në këtë pozitë. Vendi i 10-të në Serie A, mungesa e një grupi kompakt, janë arsyet kryesore që Manna nuk preferohet më.
Edhe pse Napoli ishte aktiv në merkaton e verës me afrime, sërish kanë zhgënjyer, larg pritshmërive.
Interesante do të përkonte ribashkimi i Tares me Max Allegrin, pasi kanë punuar bashkë te Milani. Mbetet për t’u parë me interes evoluimi i kësaj teme në kampin e Napolit.