​Diaz krenar për triumfin e Kane në “Topin e Artë”

Futboll

​Diaz krenar për triumfin e Kane në “Topin e Artë”

Më: 27 tetor 2026 Në ora: 13:10
Luis Diaz

Luis Diaz ka reaguar pas shpalljes së Harry Kane fitues të “Topi të Artë” për vitin 2026, në ceremoninë e mbajtur në Londër.

Sulmuesi anglez i Bayern Munichut u shpall futbollisti më i mirë në botë, duke mposhtur konkurrencën e Kylian Mbappes së Real Madridit dhe Lamine Yamalit të Barcelonës.

Kane bëhet futbollisti i pestë anglez që e fiton këtë çmim prestigjioz, pas Stanley Matthews, Bobby Charlton, Kevin Keegan dhe Michael Owen.

Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve ishte i pranishëm edhe Diaz, bashkëlojtari i Kane te Bayern Munichu dhe ish-futbollisti i Liverpoolit, i cili nuk e fshehu gëzimin në momentin kur u shqiptua emri i fituesit.

“Është një lojtar i shkëlqyer dhe një njeri i mrekullueshëm. Më bën krenar fakti që kemi kontribuar që ai ta fitojë Topin e Artë”, tha Diaz.

Kolumbiani pati një sezon të shkëlqyer në edicionin e tij të parë pas largimit nga Liverpooli, duke realizuar 26 gola dhe 23 asistime në 51 paraqitje në të gjitha garat me gjigantin gjerman.

Diaz përfundoi në vendin e 24-të në garën për “Topin e Artë”, ndërsa në listën e 30 kandidatëve ishte edhe një tjetër ish-futbollist i Liverpoolit, Sadio Mane, i cili u rendit i 29-ti, së bashku me William Saliban e Arsenalit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat