Jukaj “paralajmëron” Vorën: Ndaj nesh do e kenë të vështirë

Futboll

Jukaj “paralajmëron” Vorën: Ndaj nesh do e kenë të vështirë

Më: 27 tetor 2026 Në ora: 18:35
Aron Jukaj

Aron Jukaj është shprehur me tone vlerësimi ndaj trajnerit Csaba Laszlo, ndërsa shtoi se ndaj Vorës, Vllaznia do të hyjë në fushë vetëm për ta fituar ndeshjen.

Portieri i shkodranëve foli prag përballjes në transfertë, duke treguar hapur klimën që mbizotëron në Shkodër me trajnerin e ri të skuadrës, teksa paralajmëroi rivalët që do ta kenë të vështirë në fushë përballë tyre.

“Trajneri i ri ka futur një frymë pozitive në skuadër dhe këtë po e tregojmë edhe në ndeshjet e fundit.

Ndaj Vorës do të shkojmë për fitore, jemi maksimalisht të fokusuar tek kjo ndeshje. Kundërshtari i nesërm ka një ekip me djem të rinj dhe që luajnë pa presion, por ndaj nesh besojn do ta kenë të vështirë”, tha Jukaj.  

Kujtojmë se Vora pret në shtëpinë e saj nesër në mesditë Vllazninë, ndeshje e vlefshme për javën e 9-të të “Abissnet Superiore”, ora 13:30.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat