Partizani në Europë

Futboll

Partizani në Europë

Më: 28 tetor 2026 Në ora: 12:07
Foto ilustrim

Partizani U-19 nga Tirana do të përballet sot me Hradec Kralove në turin e dytë kualifikues të UEFA Youth League. Sfida do të nisë prej orës 14:00 në “Shtëpinë e Futbollit”.

Ekipi i drejtuar nga Fatjon Muhameti konsiderohet më favorit se kampionët e çekisë, sipas kompanive të basteve për sfidën në shtëpi. Kujtojmë se të kuqtë mbërritën në këtë tur pasi eliminuan maltezët e Valetës.

Mungesë e sigurt për ekipin U-19 të Partizanit është Frensi Mali.

Ky i fundit u largua me karton të kuq nga sfida e fundit.

Partizani U-19 është kampioni i Shqipërisë. Për të arritur fazën e grupeve duhen kaluar tre ture në total.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat